Fëmijët në Gaza luftojnë çdo ditë për të marrë ushqim për familjet e tyre
Duke mbajtur tenxhere, enë plastike ose kanaçe, fëmijët që jetojnë në kampin "Nuseirat" në pjesën qendrore të Gazës u drejtohen organizatave bamirëse çdo ditë për t'u sjellë ushqim familjeve të tyre, pavarësisht moshës së tyre të vogël

Shkup
Palestinezët luftojnë me urinë për shkak të sulmeve të kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës të bllokuar që nga 7 tetori 2023, raporton Anadolu.
Duke mbajtur tenxhere, enë plastike ose kanaçe, fëmijët që jetojnë në kampin "Nuseirat" në pjesën qendrore të Gazës u drejtohen organizatave bamirëse çdo ditë për t'u sjellë ushqim familjeve të tyre, pavarësisht moshës së tyre të vogël.
Përderisa bombardimet e pamëshirshme dhe vdekjeprurëse intensifikohen në Gaza, familjet po vuajnë nga uria dhe po u mohohen mjetet themelore të mbijetesës, sipas OKB-së dhe agjencive të ndihmës.
Të paktën 4.335 palestinezë janë vrarë dhe 13.300 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 54.607 ndërsa numri i të plagosurve në 125.341.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.