Bota

Fëmijët në Gaza gëzohen duke luajtur me vullnetarët, pavarësisht kërcënimit izraelit

Një grup vullnetarësh të rinj palestinezë organizuan një aktivitet për t'u dhënë buzëqeshje fëmijëve të Gazës që u rritën mes zhurmës së armëve dhe bombave

Ajdin Aliji  | 09.06.2025 - Përdıtësım : 09.06.2025
Fëmijët në Gaza gëzohen duke luajtur me vullnetarët, pavarësisht kërcënimit izraelit

Shkup

Fëmijët palestinezë që lanë shtëpitë e tyre dhe u strehuan te familjet e tyre në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës për t'u mbrojtur nga bombardimet izraelite dhe për të siguruar sigurinë e tyre, po përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira në tenda të improvizuara, raporton Anadolu.

Një grup vullnetarësh të rinj palestinezë organizuan një aktivitet për t'u dhënë buzëqeshje fëmijëve të Gazës që u rritën mes zhurmës së armëve dhe bombave, të përjetojnë gëzimin e Bajramit dhe për t'i bërë të harrojnë deri diku gjurmët negative të luftës.

Duke veshur kostume kllounësh dhe disa personazhesh vizatimorë, të rinjtë u siguruan që fëmijët të argëtoheshin.

Në aktivitet u shpërndanë dhurata dhe lodra për fëmijët.


- Gjenocidi në Gaza

Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbajtur të mbyllura të gjitha pikat kufitare, duke ndërprerë hyrjen e ushqimit, ilaçeve, karburantit dhe furnizimeve të tjera thelbësore për 2.4 milionë banorët e Gazës.

Duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka vazhduar ofensivën shkatërruese në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë 55 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë për më shumë se 2 milionë banorët e enklavës.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın