Evropa po përballet me një valë të fortë të të nxehtit
Në disa vende të Evropës po përjetohet një valë e fortë e nxehtësisë, me temperatura mbi mesataret sezonale

Shkup
Pjesa më e madhe e Evropës po përjeton një valë të fortë të nxehtësisë, me temperatura dukshëm mbi mesataret sezonale, raporton Anadolu.
Disa zona regjistruan nivele historike maksimale në qershor, përfshirë 46 gradë Celsius në Huelva, Spanjë, sipas agjencisë kombëtare të motit "Aemet".
Në disa vende të Evropës po përjetohet një valë e fortë e nxehtësisë, me temperatura mbi mesataret sezonale.
Në Francë, "Meteo France" vendosi 84 departamente nën një alarm portokalli të hënën dhe disa nën të kuq të martën, duke e quajtur situatën "të paprecedentë".
🔗 https://t.co/0zlBURMffN pic.twitter.com/3LsIfW5aEH
Kulla Eiffel u mbyll, shkollat u mbyllën dhe në Paris u vendosën kufizime për ndotjen.
Spanja arriti rekord të temperaturave prej 46 gradë Celsius në qershor ndërsa Italia dhe Portugalia përballen me nxehtësi ekstreme dhe përmbytje.