Bota

Etiopi, shpërthim në tubimin ku ishte kryeministri Ahmed

“Disa persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i shkaktuar nga ata që nuk duan paqe dhe unitet në këtë shtet”, tha kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed

Recep Canik  | 23.06.2018 - Përdıtësım : 24.06.2018
Etiopi, shpërthim në tubimin ku ishte kryeministri Ahmed Minasse Wondimu Hailu/AA

Addis Ababa

ADDIS ABABA (AA) – Në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, në tubimin ku mori pjesë edhe kryeministri Abiy Ahmed, ka ndodhur një shpërthim ku ka edhe të vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në tubimin e organizuar në sheshin Meskel në Addis Ababa, morën pjesë mijëra persona. Gjatë fjalimit të kryeministrit Abiy Ahmed ndodhi një shpërthim.

Kryeministri Ahmed pas shpërthimit në fjalë është larguar nga tubimi nga rojet e tij, ndërkaq në një deklaratë më pas tha se “Disa persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i shkaktuar nga ata që nuk duan paqe dhe unitet në këtë shtet”.

"Kjo ngjarje është një iniciativë e forcave të cilat nuk duan që ta bashkojnë Etiopinë", thotë Ahmed.

Disa dëshmitarë të rastit thonë se një person ka hedhur një bombë dore. Ndërkaq vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.









Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın