Bota

Erdoğan vlerëson përpjekjen e Trumpit për armëpushim, zotohet për mbështetjen e Turqisë për përpjekjet e paqes

Presidenti turk tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin diplomatik, duke theksuar se Ankaraja është e përkushtuar për të ndihmuar në vendosjen e “një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të pranueshme për të gjitha palët”

Diyar Güldoğan  | 30.09.2025 - Përdıtësım : 30.09.2025
Erdoğan vlerëson përpjekjen e Trumpit për armëpushim, zotohet për mbështetjen e Turqisë për përpjekjet e paqes

Washington DC

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Unë përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e presidentit të SHBA-së që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdoğan në një deklaratë.

Presidenti turk tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin diplomatik, duke theksuar se Ankaraja është e përkushtuar për të ndihmuar në vendosjen e “një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të pranueshme për të gjitha palët”.

Komentet e tij vijnë pasi Trump përshkroi pikat kryesore të planit të tij të armëpushimit në Gaza gjatë një konference për media në Washington me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Propozimi përfshin lirimin e pengjeve izraelite dhe çarmatimin e Hamasit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın