Bota

Erdoğan: Vëllimi tregtar prej 100 miliardë dollarësh Turqi-SHBA vazhdon të jetë qëllimi ynë i përbashkët

Bashkëpunimi Turqi-SHBA në industrinë e mbrojtjes duhet të çlirohet nga pengesat dhe kufizimet sa më shpejt të jetë e mundur në përputhje me frymën e aleancës, tha presidenti turk.

Serdar Dincel  | 22.09.2025 - Përdıtësım : 22.09.2025
Erdoğan: Vëllimi tregtar prej 100 miliardë dollarësh Turqi-SHBA vazhdon të jetë qëllimi ynë i përbashkët

Stamboll

Objektivi prej 100 miliardë dollarësh për vëllimin tregtar midis Turqisë dhe SHBA-së “vazhdon të jetë qëllimi ynë i përbashkët”, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan të hënën, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë investimesh turke në New York të organizuar nga Këshilli i Biznesit Turqi-SHBA, Erdoğan tha se beson që Ankaraja dhe Washingtoni do të arrijnë një objektiv tregtar prej 100 miliardë dollarësh me mbështetjen e sektorit privat dhe iniciativave të reja të investimit.

Bashkëpunimi Turqi-SHBA në industrinë e mbrojtjes duhet të çlirohet nga pengesat dhe kufizimet sa më shpejt të jetë e mundur në përputhje me frymën e aleancës, tha ai.

“Ne presim” që vrulli në lidhjet dypalëshe të përshpejtohet duke eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në sektorë si energjia, hapësira kibernetike dhe hapësira, theksoi Erdoğan.

“Ne vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të forcuar një mjedis tregu transparent, konkurrues dhe të sigurt që do ta bëjë Turqinë më tërheqëse për investitorët”, vuri në dukje ai.

Infrastruktura e fortë logjistike e Turqisë, portet moderne dhe rrjetet e përparuara të autostradave dhe hekurudhave e bëjnë atë një qendër strategjike për investitorët, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.