Erdoğan: Turqia shpreson që vendimet për të njohur Palestinën do të përshpejtojnë zbatimin e zgjidhjes me 2 shtete
“Ajo që e bën Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të kësaj jave ndryshe nga ato të mëparshme është se shumë vende do ta njohin shtetin e Palestinës”, tha Erdoğan

Stamboll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia shpreson që vendimet e ardhshme nga vende të ndryshme për të njohur shtetin e Palestinës do të përshpejtojnë zbatimin e një zgjidhje me dy shtete, raporton Anadolu.
“Ajo që e bën Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të kësaj jave ndryshe nga ato të mëparshme është se shumë vende do ta njohin shtetin e Palestinës”, u tha Erdoğan gazetarëve në Stamboll përpara nisjes së tij për në samitin e Asamblesë së Përgjithshme në New York.
Lidhur me pjesëmarrjen e presidentit sirian, Ahmad al-Sharaa, në Asamblenë e Përgjithshme të këtij viti, presidenti turk tha se Ankaraja nuk do ta braktisë Damaskun dhe do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion çdo ditë për të ndihmuar në forcimin e fqinjit të saj.
Presidenti turk gjithashtu njoftoi se do të ketë mundësinë të takohet me presidentin sirian në Qendrën Turkevi në New York gjatë Asamblesë së Përgjithshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.