Bota

Erdoğan: Turqia pret që të gjitha sanksionet ndaj Sirisë të hiqen sa më parë

Presidenti Erdoğan në takimin me homologun e tij sirian al-Sharaa tha se Turqia pret që të gjitha sanksionet ndaj Sirisë të hiqen sa më parë dhe se mbështet çdo iniciativë që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë

Mümin Altaş  | 24.09.2025 - Përdıtësım : 25.09.2025
Erdoğan: Turqia pret që të gjitha sanksionet ndaj Sirisë të hiqen sa më parë

New York

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me homologun e tij sirian, Ahmad al-Sharaa, në Shtëpinë Turke (Turkevi) në New York, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, takimi u përqendrua në lidhjet dypalëshe me Sirinë dhe çështjet rajonale.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani dhe shefi i inteligjencës turke, İbrahim Kalın

Presidenti Erdoğan tha se Turqia pret që të gjitha sanksionet ndaj Sirisë të hiqen sa më parë dhe se mbështet çdo iniciativë që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ai tha se Forcat Demokratike Siriane (SDF) duhet të zbatojnë marrëveshjen e 10 marsit, duke shtuar se Turqia po monitoron nga afër zhvillimet në rajon dhe se mbështetja për Sirinë do të vazhdojë të rritet.

Më 10 mars, presidenca siriane njoftoi një marrëveshje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke theksuar integritetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo plan separatist.

Bashar al-Assadi, udhëheqësi i Sirisë për pothuajse 25 vjet, u arratis në Rusi dhjetorin e kaluar, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963. Administrata e re kalimtare e presidentit al-Sharaa u formua në muajin janar.

Erdoğan ndodhet në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke vazhduar angazhimet e tij diplomatike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.