Erdogan: Turqia po ndjek nga afër zhvillimet në Jemen dhe Somali
Erdogan gjatë një telefonate me princin saudit bin Salman ka theksuar se Turqia po “ndjek nga afër” zhvillimet në Jemen dhe Somali, duke përmendur rëndësinë e stabilitetit për mbrojtjen e integritetit territorial të të dy vendeve
Stamboll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një telefonate me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ka theksuar se Turqia po “ndjek nga afër” zhvillimet në Jemen dhe Somali, duke përmendur rëndësinë e stabilitetit për mbrojtjen e integritetit territorial të të dy vendeve, transmeton Anadolu.
Gjatë telefonatës, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimit, Erdogan dhe bin Salman diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale.
Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të kontribuar në përpjekjet për të bashkuar palët që janë në mosmarrëveshje në Jemen.
Ai gjithashtu tha se Ankaraja synon të forcojë bashkëpunimin midis Turqisë dhe Arabisë Saudite duke ndërmarrë hapa shtesë në ditët në vijim.
Presidenti turk gjithashtu paralajmëroi se situata humanitare në Gaza po përkeqësohet me fillimin e dimrit dhe se Turqia vazhdon të punojë për një armëpushim të qëndrueshëm dhe rindërtim në enklavën e shkatërruar nga lufta.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
