Bota

Erdoğan: Turqia në konsultime me Trumpin dhe ekipin e tij për krizat rajonale

“Falë miqësisë sime të gjatë me Trumpit, ne kemi zhvilluar një vullnet të ndërsjellë për të zgjidhur çështje të caktuara në agjendën tonë”, tha presidenti i Turqisë.

Esra Tekin  | 23.09.2025 - Përdıtësım : 23.09.2025
Erdoğan: Turqia në konsultime me Trumpin dhe ekipin e tij për krizat rajonale

Stamboll

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia është në konsultime me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe ekipin e tij mbi zhvillimet rajonale, veçanërisht krizën në Gaza, luftën Rusi-Ukrainë dhe Sirinë, raporton Anadolu.

Në mandatin e dytë të Trumpit, “kontaktet tona janë intensifikuar dhe dialogu institucional ka fituar vrull”, tha Erdoğan gjatë fjalimit të tij në një darkë të organizuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC) në New York.

“Falë miqësisë sime të gjatë me Trumpit, ne kemi zhvilluar një vullnet të ndërsjellë për të zgjidhur çështje të caktuara në agjendën tonë”, shtoi ai.

Presidenti Erdoğan shprehu gjithashtu besimin e tij se forca e komunitetit mysliman në SHBA do të jetë një “burim besimi dhe guximi për të gjithë myslimanët në mbarë botën”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın