Bota

Erdoğan: Turqia mbështet çdo plan për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza

"Ne mbështesim plotësisht çdo projekt që do të ndalojë përgjithmonë masakrën dhe gjenocidin që ka ndodhur në Gaza për dy vjet”, tha Erdoğan

Esra Tekin  | 11.10.2025 - Përdıtësım : 11.10.2025
Erdoğan: Turqia mbështet çdo plan për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për çdo plan për të ndaluar gjenocidin izraelit në Gaza, raporton Anadolu.

“Ne mbështesim plotësisht çdo projekt që do të ndalojë përgjithmonë masakrën dhe gjenocidin që ka ndodhur në Gaza për dy vjet”, tha Erdoğan në një fjalim në qytetin Rize të Detit të Zi.

Ai shtoi se Turqia shpreson që marrëveshja e re e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit do të çojë në paqe, qetësi dhe siguri të qëndrueshme në Gaza dhe territore të tjera palestineze.

Presodenti turk gjithashtu kërkoi nga Izraeli të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza që nënshkroi dhe t’i japë fund politikave të tij agresive që kërcënojnë rajonin dhe sigurinë e popullit të tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.