Bota

Erdoğan: Turqia kryeson përpjekjet globale në diplomacinë humanitare dhe të paqes

Presidenti Erdoğan tha se Turqia sot është "flamurmbajtëse standarde e diplomacisë humanitare", duke shtuar se Turqia po "udhëheq diplomacinë e paqes" në të gjithë botën

Seda Sevencan  | 16.05.2025 - Përdıtësım : 17.05.2025
Erdoğan: Turqia kryeson përpjekjet globale në diplomacinë humanitare dhe të paqes Foto: Cemal Yurttaş/AA

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, ka deklaruar se vendi i tij kryeson përpjekjet globale në diplomacinë humanitare dhe të paqes, raporton Anadolu.

Duke folur në një aktivitet në Stamboll, presidenti Erdoğan tha se Turqia sot është "flamurmbajtëse standarde e diplomacisë humanitare", duke shtuar se Turqia po "udhëheq diplomacinë e paqes" në të gjithë botën.

Erdoğan gjithashtu theksoi angazhimin e Turqisë për të ndërtuar një rajon të sigurt dhe paqësor.

“Po bëjmë përpjekje të mëdha për të ndërtuar një vend dhe një rajon të lirë nga terrorizmi, dhuna dhe kërcënimi i terrorit", tha Erdoğan.

Bisedimet pothuajse dy-orëshe të paqes në Stamboll përfshinë zyrtarë të lartë politikë, të mbrojtjes dhe të inteligjencës nga Rusia, Ukraina dhe Turqia.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, konfirmoi se secila palë ra dakord të lirojë 1 mijë të burgosur, ndërsa u diskutuan edhe perspektivat e armëpushimit. Ankaraja përsëriti rolin e saj si ndërmjetësuese, duke bërë thirrje për përparim “në rrugën drejt paqes”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.