Bota

Erdoğan: Turqia dhe Franca mund të kontriubojnë në stabilitetin e botës

"Si dy aleatë të fortë të NATO-s, ne mund të japim kontribute të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet për paqe në një gjeografi të gjerë, nga Evropa në Kaukaz, Lindje të Mesme dhe Afrikë", tha Erdoğan

Sena Güler  | 02.03.2021 - Përdıtësım : 03.03.2021
Erdoğan: Turqia dhe Franca mund të kontriubojnë në stabilitetin e botës Foto: AA/Arhiv

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një takim përmes video-konferencës me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Francës mund të kontribuojë shumë në sigurinë, stabilitetin dhe përpjekjet e paqes në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, në takim presidenti Erdoğan tha se, "Si dy aleatë të fortë të NATO-s, ne mund të japim kontribute të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet për paqe në një gjeografi të gjerë, nga Evropa në Kaukaz, Lindje të Mesme dhe Afrikë".

Erdoğan vuri në dukje se viti 2021 shënon 100-vjetorin e Marrëveshjes së Ankarasë, e cila është baza e marrëdhënieve dypalëshe turko-franceze dhe shtoi se të dy vendet kanë "potencial serioz bashkëpunimi".

Erdoğan po ashtu tha se të dy vendet mund të ndërmarrin hapa të përbashkëta për të luftuar terrorizmin, duke theksuar se rreziku kërcënon të dy vendet dhe njerëzit e tyre.

"Ne shpresojmë se Turqia dhe Franca të mund të veprojnë në solidaritet për të gjitha këto çështje", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.