Erdoğan: Türkiye ka kapacitet të mjaftueshëm për të menaxhuar të gjitha ngjarjet sportive ndërkombëtare
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u adresua në ceremoninë e hapjes së zyrës së UEFA-s në Istanbul

Istanbul
Türkiye ka më shumë se kapacitet të mjaftueshëm për të menaxhuar të gjitha llojet e ngjarjeve sportive ndërkombëtare, përfshirë Olimpiadën, tha sot presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.
Erdogan foli në ceremoninë e hapjes së zyrës së UEFA-s në Istanbul.
“E kemi çuar Türkiyen në një ligë shumë ndryshe për sa u përket investimeve sportive. E kemi rritur numrin total të komplekseve sportive nga 1.575 në 4.470”, tha presidenti turk.
Zyra e Istanbulit e organit qeverisës të futbollit evropian do të luajë një rol aktiv në procesin e përgatitjes për Kampionatin Evropian të Futbollit UEFA 2032, i cili do të bashkorganizohet nga Türkiye dhe Italia.
Istanbuli ka pritur shumë ngjarje të mëdha të UEFA-s deri më sot, duke përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2005, finalen e Kupës UEFA 2009, finalen e Superkupës së UEFA-s 2019 dhe finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.