Bota

Erdoğan thirrje liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të veprojnë për të ndihmuar palestinezët

“Njerëzimi nuk ka parë një brutalitet të tillë në shekullin e kaluar” që të barazohet me gjenocidin e Izraelit në Gaza, nënvizoi presidenti i Turqisë.

Seda Sevencan  | 23.09.2025 - Përdıtësım : 24.09.2025
Erdoğan thirrje liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të veprojnë për të ndihmuar palestinezët

Stamboll

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të martën u bëri thirrje “të gjithë udhëheqësve botërorë që të qëndrojnë fort me palestinezët e shtypur në emër të njerëzimit”, raporton Anadolu.

“Këtu, u bëj thirrje sinqerisht të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive. Sot është dita. Sot është dita për të qëndruar në këmbë me palestinezët e shtypur në emër të njerëzimit. Ndërsa populli juaj reagon kundër barbarizmit në Gaza, kini guximin të vazhdoni”, tha Erdoğan.

“Sot, së bashku me qytetarët tanë, po ashtu jemi këtu në këtë podium për të folur në emër të popullit palestinez, zërat e të cilit po heshten”, tha Erdoğan.

Erdoğan falënderoi të gjitha vendet që e kanë njohur Palestinën deri më tani dhe u bëri thirrje atyre shteteve që ende nuk e kanë bërë këtë “të veprojnë pa vonesë”.

Erdoğan tha se për 23 muaj, Izraeli ka vrarë një fëmijë për çdo orë në Gaza, duke theksuar: “Këto nuk janë numra, por njerëz të pafajshëm”.

“Çdo ditë, 2,5 milionë banorë të Gazës që jetojnë brenda 365 kilometrave katrorë zhvendosen, detyrohen të shpërngulen në një zonë tjetër”, tha Erdoğan.

“Fëmijë të vegjël të pafajshëm, vetëm dy ose tre vjeç, pa duar, krahë apo këmbë, për fat të keq, janë bërë një imazh i zakonshëm i Gazës sot”, tha presidenti turk.

Duke mbajtur lart një fotografi të një fëmije të goditur nga uria, Erdoğan pyeti: “Çfarë ndërgjegjeje mund të durojë, çfarë ndërgjegjeje mund të heshtë për këtë? A mund të ketë paqe në botë ku fëmijët vdesin nga uria, mungesa e ilaçeve?”.

“Këtu, në Amerikë, në Evropë, kudo në botë, nëse një gjemb i vogël shpon dorën e një fëmije, zemrat prindërve u dhembin thellë; por në Gaza, duart, krahët dhe këmbët e fëmijëve duhet të amputohen pa anestezion. Le të jemi të qartë: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit. Historia njerëzore nuk ka dëshmuar një egërsi të tillë në shekullin e kaluar. Gjithçka po zhvillohet para syve tanë. Gjenocidi në Gaza po transmetohet drejtpërdrejt në çdo moment përmes mediave dhe rrjeteve sociale”, tha ai.

- Pushtimi nën “pretekst”

Erdoğan tha se pushtimi i Izraelit nën pretekstin e ngjarjeve të 7 tetorit 2023 nuk është kundërterrorizëm, është “një politikë dëbimi, mërgimi, gjenocidi dhe masakre masive”.

“Izraeli nuk po e kufizon veten në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Duke kryer sulme ndaj Sirisë, Iranit, Jemenit dhe Libanit, ai po kërcënon gjithashtu paqen rajonale”, shtoi ai.

Në fakt “nuk ka luftë në Gaza”, tha ai, pasi ushtria izraelite po përdor armët më moderne dhe më vdekjeprurëse kundër civilëve të pafajshëm.

Udhëheqësi turk tha se Izraeli “e ka humbur plotësisht kontrollin” pas sulmit të tij ndaj Katarit në fillim të këtij muaji, duke vërtetuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “nuk e ka ndërmend paqen apo të lirojë pengjet”.

E fiksuar pas asaj që e quan “toka e premtuar”, administrata izraelite po minon paqen rajonale dhe arritjet e përbashkëta të njerëzimit me politikën e saj ekspansioniste, tha Erdoğan.

Ai tha se sulmet izraelite kanë shkelur të drejtat themelore të njeriut, të grave dhe të fëmijëve, si dhe lirinë e shprehjes, protestës, barazinë dhe drejtësinë.

Autorët e gjenocidit duhet të mbahen përgjegjës sipas ligjit ndërkombëtar, gjë që “me siguri do të ndodhë”, tha Erdoğan.

“Ata që nuk e ngrenë zërin dhe nuk mbajnë qëndrim kundër barbarizmit në Gaza, janë bashkëfajtor në këtë egërsi”, theksoi ai.

Në fjalimin e tij, Erdoğan tërhoqi vëmendjen globale ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza, duke paraqitur fotografi të kapura nga Anadolu si dëshmi të gjenocidit të Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın