Turqia, Bota

Erdoğan, kryeministrit suedez: Ankaraja beson se Stokholmi do të përmbushë detyrimet e tij

“Duke theksuar rëndësinë që Suedia të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Türkiyen në luftën e saj kundër terrorizmit, presidenti Erdoğan vuri në dukje se të dy vendet duhet të fillojnë të zbatojnë Mekanizmin e Bashkëpunimit të Sigurisë”

Merve Berker  | 02.02.2024 - Përdıtësım : 03.02.2024
Erdoğan, kryeministrit suedez: Ankaraja beson se Stokholmi do të përmbushë detyrimet e tij Foto: AA / Arkiv

Ankara

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, në të cilën u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimieve e Presidencës së Türkiyes njoftoi se gjatë bisedës telefonike, presidenti Erdoğan dhe kryeministri Kristersson shkëmbyen mendime mbi "procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, luftën kundër terrorizmit, marrëdhëniet Türkiye-Suedi, si dhe çështjet rajonale dhe globale".

Erdoğan i tha liderit suedez se Ankaraja beson se Stokholmi do të përmbushë detyrimet e tij që dalin nga memorandumi trepalësh në përputhje me frymën e aleancës pas pranimit të saj në NATO.

“Duke theksuar rëndësinë që Suedia të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Türkiyen në luftën e saj kundër terrorizmit, presidenti Erdoğan vuri në dukje se të dy vendet duhet të fillojnë të zbatojnë Mekanizmin e Bashkëpunimit të Sigurisë”, thuhet në deklaratë.

Ligji i miratuar nga parlamenti turk që miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO u botua në Gazetën Zyrtare të Türkiyes më 25 janar, duke finalizuar ratifikimin e Protokollit.

Presidenti Erdoğan nënshkroi dekretin presidencial për pranimin e vendit nordik në aleancën ushtarake dhe miratoi protokollin përkatës. Ligji ka hyrë në fuqi.

Parlamenti turk më 23 janar ratifikoi anëtarësimin e Suedisë me 287 vota pro dhe 55 pro.

Pranimi i një anëtari të ri kërkon mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe Hungaria është tani i vetmi aleat që nuk e ka ratifikuar ende pranimin e Suedisë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës në fillim të atij viti.

Finlanda iu bashkua aleancës si anëtari i saj i 31-të në prill 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın