Politikë, Bota

Erdoğan: Komuniteti ndërkombëtar, i cili qëndroi i heshtur për Srebrenicën, vëzhgon mizoritë që ndodhin në Palestinë

- "Komuniteti ndërkombëtar, i cili qëndroi i heshtur për Srebrenicën, thjesht po vëzhgon mizoritë që ndodhin në Palestinë vitet e fundit", theksoi presidenti turk

Esra Tekin  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Erdoğan: Komuniteti ndërkombëtar, i cili qëndroi i heshtur për Srebrenicën, vëzhgon mizoritë që ndodhin në Palestinë

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe vërejtjet që synojnë të mohojnë gjenocidin në Srebrenicë dhe "glorifikojnë kriminelët e luftës" në kundërshtim me vendimet e gjykatave ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdoğan dërgoi një video-mesazh në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Erdoğan përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës.

"Komuniteti ndërkombëtar, i cili qëndroi i heshtur për Srebrenicën, thjesht po vëzhgon mizoritë që ndodhin në Palestinë vitet e fundit", theksoi presidenti turk.

"Izraeli herët a vonë do të mbahet përgjegjës para ligjit dhe historisë për gjenocidin ndaj gati 57.000 palestinezëve, përfshirë fëmijë, gra, të moshuar dhe të rinj", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın