Bota

Erdogan: Izraeli përshkallëzon sulmet ndaj Gazës dhe Bregut Perëndimor pavarësisht armëpushimit

“Pavarësisht armëpushimit të 10 tetorit, i siguruar edhe me përpjekjet e Turqisë, qeveria izraelite vazhdon të përshkallëzojë sulmet e saj ndaj Gazës dhe Bregut Perëndimor”, tha Erdogan

Seyit Şamil Kurt  | 25.02.2026 - Përdıtësım : 25.02.2026
Erdogan: Izraeli përshkallëzon sulmet ndaj Gazës dhe Bregut Perëndimor pavarësisht armëpushimit Foto: Mustafa Kamaci/AA

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Izraeli ka vazhduar të përshkallëzojë sulmet ndaj Gazës dhe Bregut Perëndimor pavarësisht armëpushimit të 10 tetorit, raporton Anadolu.

“Pavarësisht armëpushimit të 10 tetorit, i siguruar edhe me përpjekjet e Turqisë, qeveria izraelite vazhdon të përshkallëzojë sulmet e saj ndaj Gazës dhe Bregut Perëndimor”, tha Erdogan, duke folur në Ankara në një darkë iftari me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai tha se njerëzit në Gaza që e thyejnë agjërimin në ndërtesa të improvizuara mes rrënojave dhe refuzojnë të përkulen ndaj shtypjes po japin një shembull për muslimanët përmes besimit të tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.