Erdoğan i bën thirrje Izraelit të respektojë angazhimin e bërë në marrëveshjen e armëpushimit për Gazën
Presidenti turk theksoi se përpjekjet janë përshpejtuar dhe kamionët e ndihmës së dërguar nga Turqia kanë filluar të arrijnë në enklavën palestineze

Stamboll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka bërë thirrje Tel Avivit të respektojë angazhimin që ka bërë sipas marrëveshjes së re të armëpushimit në Gaza, duke theksuar se “tani një provë shumë më e madhe e pret botën islame dhe njerëzimin”, raporton Anadolu.
Duke folur në qytetin Trabzon të Detit të Zi, Erdoğan gjithashtu foli për ndihmën humanitare që është tani në rrugë drejt Gazës sipas marrëveshjes.
Ai theksoi se përpjekjet janë përshpejtuar dhe kamionët e ndihmës së dërguar nga Turqia kanë filluar të arrijnë në enklavën palestineze.
Presidenti turk tha se duhet të ndërmerren hapa para se të vijë dimri, si dhe theksoi se populli i Gazës duhet të shpëtohet nga strehimoret e improvizuara dhe u zotua për mbështetjen e Ankarasë.
Lidhur me luftës Rusi-Ukrainë, presidenti Erdoğan shprehu shpresën që lufta të përfundojë “sa më parë”. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të bërë gjithçka të nevojshme për të ndihmuar në zgjidhjen e saj.
“Ankaraja është në kontakt si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën për të ndaluar luftën dhe për të vendosur paqen”, tha presidenti Erdoğan, duke shtuar se i jep përparësi sigurisë në Detin e Zi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.