Bota

Erdogan flet me homologun indonezian: Spiralja e dhunës në Lindjen e Mesme duhet të ndalet menjëherë

"Spiralja e dhunës, e cila ka filluar me sulmet ndaj Iranit dhe është përhapur në vendet e Gjirit, duhet të eliminohet menjëherë", tha Erdogan gjatë bisedës me homologun indonezian Subianto

Fatma Zehra Solmaz  | 19.03.2026 - Përdıtësım : 19.03.2026
Erdogan flet me homologun indonezian: Spiralja e dhunës në Lindjen e Mesme duhet të ndalet menjëherë

Stamboll

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit në vazhdim në Lindjen e Mesme gjatë një bisede telefonike me homologun e tij indonezian, Prabowo Subianto, transmeton Anadolu.

“Spiralja e dhunës, e cila ka filluar me sulmet ndaj Iranit dhe është përhapur në vendet e Gjirit, duhet të eliminohet menjëherë”, tha Erdogan gjatë bisedës.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan gjithashtu i quajti “të papranueshme” provokimet e Izraelit që shënjestrojnë xhaminë Al-Aksa.

“Është e rëndësishme që komunitetet muslimane të mos qëndrojnë në heshtje ndaj rrezikimit nga Izraeli të së ardhmes së kibles së parë të Islamit duke penguar hyrjen në të”.

Të dy presidentët gjithashtu diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve të tyre si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.