Erdoğan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global
Gjatë bisedës telefonike me homologun e tij francez, presidenti Erdoğan shprehu shqetësim të madh për përkeqësimin e kushteve në Gaza, si dhe kërkoi ndërhyrje të shpejtë ndërkombëtare

Stamboll
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një telefonatë kanë diskutuar përshkallëzimin e krizës humanitare në Gaza dhe perspektivat për paqe në rajon, transmeton Anadolu.
Sipas Presidencës Turke, gjatë bisedës telefonike me homologun e tij francez, presidenti Erdoğan shprehu shqetësim të madh për përkeqësimin e kushteve në Gaza, si dhe kërkoi ndërhyrje të shpejtë ndërkombëtare.
“Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet”, theksoi Erdoğan, duke theksuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime drejt një zgjidhje të menjëhershme".
Erdoğan gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për një zgjidhje afatgjate të konfliktit izraelito-palestinez, duke deklaruar se “konflikti midis Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund” dhe se “një zgjidhje me dy shtete është thelbësore për paqen e qëndrueshme në rajon.
Presidenti turk e shfrytëzoi rastin për të përgëzuar vendimin e fundit të Francës për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet. Ai e përgëzoi Macronin për veprimin e Francës, i cili është mirëpritur edhe nga zërat pro-palestinezë në të gjithë botën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.