Bota

Erdoğan: Deklarata e nënshkruar në Sharm el-Sheikh mund të shënojë moment të ri për Gazën

Presidenti Erdoğan tha se deklarata katërpalëshe e nënshkruar në Sharm el-Sheikh për Gazën ditë më parë mund të shënojë moment të ri në rrugën drejt paqes së qëndrueshme në rajon.

Beril Çanakcı  | 14.10.2025 - Përdıtësım : 14.10.2025
Erdoğan: Deklarata e nënshkruar në Sharm el-Sheikh mund të shënojë moment të ri për Gazën

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha të martën se deklarata katërpalëshe e nënshkruar në Samitin e Sharm el-Sheikh mbi Gazën një ditë më parë mund të shënojë moment të ri në rrugën drejt paqes së qëndrueshme në rajon, raporton Anadolu.

Duke iu drejtuar një aktiviteti të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se hapat për rindërtimin e Gazës do të diskutohen dhe do të vendosen së bashku me SHBA-në dhe vendet e Gjirit.

Komentet vijnë pas samitit të së hënës në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi pritën më shumë se 20 udhëheqës botërorë, përfshirë Erdoğanin, për të nënshkruar dokumentin mbi marrëveshjen e armëpushimit në Gaza që i dha fund luftës.

Ceremonia filloi me mbërritjen e udhëheqësve nga vende të shumta, e ndjekur nga një fjalim hapës nga Trump. Erdoğan, Trump, Sisi dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen.

Më herët të hënën, lirimi i palestinezëve të burgosur nga burgjet izraelite filloi pasi Hamasi liroi të 20 pengjet e gjalla izraelite që mbaheshin në Rripin e Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın