Erdoğan: Çështja e LGBT-së përdoret si "mish për top" kundër familjes
"Qëllimi parësor i politikave të neutralitetit gjinor, në të cilat LGBT përdoret si mish për top, është familja dhe shenjtëria e institucionit të familjes", tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan

Istanbul
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se politikat e neutralitetit gjinor që përdorin LGBT-në si "mish për top" janë të dëmshme kryesisht për "familjen dhe shenjtërinë e institucionit të familjes", raporton Anadolu.
Duke folur në prezantimin e "Vitit të Familjes" në kryeqytetin Ankara, Erdoğan nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve nga "ideologjitë e dëmshme devijuese" që "kërcënojnë familjet dhe strukturat e komunitetit", për të cilat ai tha se ishte përgjegjësi e përbashkët e kombeve.
"Këto përmbajtje, të cilat shërbehen në mënyrë të vetëdijshme, të qëllimshme dhe këmbëngulëse, çojnë në fitimin e hapësirës në tendenca LGBT dhe tendenca të tjera, veçanërisht në politikat e neutralitetit gjinor", tha presidenti.
Ai theksoi gjithashtu se Türkiye është "një nga vendet e rralla që kundërshton me guxim këtë klimë në çdo platformë", përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
"Qëllimi parësor i politikave të neutralitetit gjinor, në të cilat LGBT përdoret si mish për top, është familja dhe shenjtëria e institucionit të familjes", tha Erdoğan, duke shtuar:
"Ne do ta forcojmë më tej pozicionin tonë në periudhën e ardhshme".
Presidenti i Türkiyes gjithashtu u shpreh se "pavarësisht se çfarë thotë dikush, qëndrimi i Türkiyes për këtë çështje është i qartë, nuk do të ketë kurrë një hap prapa nga kjo".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.