Bota

Erdogan: Bashkëpunimi i fortë dhe zinxhirë të qëndrueshëm të furnizimit, të nevojshëm për të ringjallur tregtinë globale

Në samitin e G20-ës, Erdogan shprehu mbështetjen e Ankarasë për miratimin e një qasjeje të bazuar në trajtim të drejtë dhe të barabartë në proceset e ristrukturimit të borxhit, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta.

Serdar Dincel  | 22.11.2025 - Përdıtësım : 22.11.2025
Erdogan: Bashkëpunimi i fortë dhe zinxhirë të qëndrueshëm të furnizimit, të nevojshëm për të ringjallur tregtinë globale

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se për ringjalljen e tregtisë globale nevojiten bashkëpunim ndërkombëtar i thelluar, instrumente të reja politike dhe zinxhirë furnizimi të qëndrueshëm, raporton Anadolu.

Duke folur në samitin e liderëve të G20-ës në Johanesburg të Afrikës së Jugut, Erdogan shprehu mbështetjen e Ankarasë për miratimin e një qasjeje të bazuar në trajtim të drejtë dhe të barabartë në proceset e ristrukturimit të borxhit, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta.

“Ftoj gjithë G20-ën të marrë më shumë përgjegjësi në ndërtimin e një ekonomie globale më gjithëpërfshirëse, ku askush nuk do të lihet pas dore”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk ndodhet në Johanesburg për samitin dyditor që filloi sot dhe ka në qendër të vëmendjes adresimin e disa prej sfidave më urgjente të botës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın