Bota

"Engjëlli" që i ngjan Melonit hiqet nga afresku i kishës së Romës pas kundërshtimeve

Afresku i vendosur në Bazilikën e San Lorenzo në Lucina, një nga kishat më të vjetra të Romës, u restaurua vitin e kaluar nga artisti Bruno Valentinetti

Hazel Belkıs Belge  | 09.02.2026 - Përdıtësım : 09.02.2026
"Engjëlli" që i ngjan Melonit hiqet nga afresku i kishës së Romës pas kundërshtimeve Foto: Riccardo De Luca/AA

Stamboll

Një "figurë engjëlli" që i ngjan kryeministres italiane, Giorgia Meloni, është hequr nga një afresk në një kishë në Romë pas kundërshtimeve nga autoritetet e Vatikanit, transmeton Anadolu.

Afresku i vendosur në Bazilikën e San Lorenzo në Lucina, një nga kishat më të vjetra të Romës, u restaurua vitin e kaluar nga artisti Bruno Valentinetti.

Ngjashmëria u raportua nga mediat italiane në fillim të këtij muaji, duke nxitur një hetim nga Dioqeza e Romës dhe Ministria Italiane e Kulturës.

Valentinetti më vonë pranoi se imazhi ishte frymëzuar nga Meloni.

Zyrtarët e kishës thanë se përshkrimi nuk përputhej me ikonografinë origjinale ose natyrën e shenjtë të vendit, dhe artisti pikturoi mbi fytyrë me kërkesë të autoriteteve të Vatikanit.

"Imazhet e artit të shenjtë dhe traditës së krishterë nuk mund të keqpërdoren ose shfrytëzohen", tha në një deklaratë. Kardinali i Romës, Baldassare Reina.

Tiparet origjinale të fytyrës së figurës do të restaurohen, sipas zyrës së Dioqezës së Romës.

Ministria e Kulturës theksoi gjithashtu se çdo punë restaurimi në kishë kërkon autorizim paraprak nga institucionet përkatëse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın