Bota

Emiri i Katarit merr mesazh nga mbreti saudit për marrëdhëniet dypalëshe

Mesazhi u dorëzua nga ambasadori saudit, princi Mansour bin Khalid bin Farhan, i cili diskutoi me sundimtarin e Katarit mënyrat për të forcuar marrëdhëniet midis Dohas dhe Riadit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve QNA

Mahmoud Mohamed Barakat  | 16.06.2022 - Përdıtësım : 16.06.2022
Emiri i Katarit merr mesazh nga mbreti saudit për marrëdhëniet dypalëshe

Doha

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, ka marrë një mesazh me shkrim nga mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz Al Saud, për marrëdhëniet dypalëshe midis dy fqinjëve të Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve QNA raportoi se mesazhi u dorëzua nga ambasadori saudit, princi Mansour bin Khalid bin Farhan, i cili diskutoi me emirin e Katarit mënyrat për të forcuar marrëdhëniet midis Dohas dhe Riadit.

Mesazhi erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, planifikon të vizitojë Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, ku do të mbajë një samit me liderët e vendeve të Gjirit, si dhe me Egjiptin, Jordaninë dhe Irakun.

Të shtunën, Biden njoftoi se çdo udhëtim në Arabinë Saudite do të ishte për një "takim më të madh" mbi sigurinë rajonale.

Në janar të vitit 2021, marrëdhëniet midis Dohas dhe Riadit dëshmuan hapa pozitive pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pajtimi në Al-Ula të Arabisë Saudite, e cila rrëzoi perden e krizës së Gjirit që shpërtheu në verën e vitit 2017.

Arabia Saudite dhe Katari kanë bërë përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre dypalëshe, pas katër vitesh ndërprerje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.