Emiri i Katarit kërkon hapa konkretë për t‘u përballur me "etjen për gjak" të Izraelit
"Duhet të ndërmerren hapa konkretë për të kundërshtuar dëshirën e qeverisë izraelite për gjakderdhje", tha Al-Thani në samitin arabo-islamik në Doha.

Katar
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, bëri thirrje për "hapa konkretë" për t'u përballur me "etjen për gjak" të qeverisë izraelite, duke kërkuar një qëndrim të bashkuar rajonal, transmeton Anadolu.
Duke folur në samitin arabo-islamik në Doha, Tamim tha se sulmi i Izraelit në kryeqytetin e Katarit javën e kaluar që vrau pesë anëtarë të Hamasit dhe një oficer të Katarit "dëshmoi se lirimi i pengjeve nuk është një përparësi për qeverinë izraelite".
"Duhet të ndërmerren hapa konkretë për të kundërshtuar dëshirën e qeverisë izraelite për gjakderdhje", tha Al-Thani.
Ai deklaroi se "qeveria e kolonëve ekstremistë të Izraelit dëshiron që dërgimi i avionëve në rajon të bëhet rutinë, pasi ëndërron ta bëjë rajonin arab sferën e saj të ndikimit".
"Netanyahu ëndërron që rajoni të bëhet një zonë ndikimi izraelit, por ky është një iluzion i madh dhe këto plane nuk do të realizohen", tha Emiri i Katarit.
Udhëheqësi i Katarit tha se Izraeli po punon për të ndarë Sirinë, "por planet e tij nuk do të kenë sukses".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.