Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnë akuzat për presion ndaj Këshillit Kalimtar Jugor të Jemenit

Emiratet e Bashkuara Arabe mohuan akuzat për ushtrim presioni ndaj Këshillit Kalimtar Jugor (STC) të Jemenit në një mënyrë që mund të rrezikonte sigurinë e Arabisë Saudite fqinje

Betül Yılmaz  | 30.12.2025 - Përdıtësım : 30.12.2025
Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnë akuzat për presion ndaj Këshillit Kalimtar Jugor të Jemenit

Stamboll

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) mohuan sot akuzat për ushtrim presioni ndaj Këshillit Kalimtar Jugor (STC) të Jemenit në një mënyrë që mund të rrezikonte sigurinë e Arabisë Saudite fqinje, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, EBA-ja shprehu "keqardhje të thellë" për një deklaratë saudite mbi rolin e saj në Jemen dhe nxitjen e tensioneve midis palëve jemenase.

Më tej denoncohen "akuzat të cilat pretendojnë se EBA-ja ka ushtruar presion mbi, ose drejtoi, çdo palë jemenase për të kryer operacione ushtarake që do të minonin sigurinë e Mbretërisë motër të Arabisë Saudite ose do të synonin kufijtë e saj".

Ata mohuan akuzat për dërgimin e një dërgese armësh forcave të STC në Jemen për të nxitur konfliktin atje, duke pohuar angazhimin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e Arabisë Saudite.

Arabia Saudite shprehu sot zhgënjimin e saj për veprimin dhe presionin e EBA-së mbi forcat e STC-së për të kryer operacione ushtarake në kufijtë jugorë të mbretërisë, duke e quajtur atë "kërcënim për sigurinë kombëtare" dhe "një vijë të kuqe".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın