Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 9 raketa balistike dhe 109 dronë mes tensioneve në rritje
Sulmet kanë shkaktuar tre viktima, përfshirë shtetas nga Pakistani, Nepali dhe Bangladeshi, ndërsa 112 persona pësuan lëndime të lehta
Stamboll
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kapën dhe shkatërruan nëntë raketa balistike të zbuluara sot, ndërsa gjithashtu gjurmuan 112 dronë, shumica e të cilëve u interceptuan, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes e vendit në platformën sociale amerikane X tha se “sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan 109 nga dronët, ndërsa tre u rrëzuan brend vendit.
“Që nga fillimi i agresionit të hapur iranian, mbrojtja ajrore ka zbuluar 205 raketa balistike, duke shkatërruar 190 prej tyre. Trembëdhjetë ranë në det, ndërsa dy ranë brenda vendit”, shtoi ministria.
Autoritetet gjithashtu zbuluan 1.184 dronë iranianë dhe interceptuan 1.110 prej tyre, ndërsa 74 dronë u rrëzuan brenda vendit. Ministria tha se mbrojtja ajrore gjithashtu zbuloi dhe shkatërroi tetë raketa lundruese.
Sulmet kanë shkaktuar tre viktima, përfshirë shtetas nga Pakistani, Nepali dhe Bangladeshi, ndërsa 112 persona pësuan lëndime të lehta.
Ministria tha se mbetet në gatishmëri të lartë dhe e përgatitur për t’u përballur me çdo kërcënim, duke u zotuar të përgjigjet me vendosmëri ndaj veprimeve që synojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit, duke mbrojtur sovranitetin dhe interesat kombëtare.
Irani ka shënjestruar Izraelin dhe disa vende të Gjirit që strehojnë baza ushtarake të SHBA-së, në hakmarrje për sulmet e vazhdueshme SHBA-Izrael që, sipas raportimeve, vranë liderin suprem iranian, Ali Khamenei dhe shumë komandantë të lartë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
