Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kapur 278 raketa balistike dhe 1.540 dronë që nga fillimi i sulmeve iraniane

Sulmet kanë vrarë gjashtë persona, përfshirë shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, Pakistanit, Nepalit dhe Bangladeshit, si dhe kanë plagosur 131 të tjerë, përfshirë shtetas turq, egjiptianë dhe pakistanezë

Serdar Dincel  | 12.03.2026 - Përdıtësım : 12.03.2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kapur 278 raketa balistike dhe 1.540 dronë që nga fillimi i sulmeve iraniane

Stamboll

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se mbrojtja ajrore ka kapur 278 raketa balistike, 1.540 dronë dhe 15 raketa lundruese që nga fillimi i sulmeve iraniane në fund të muajit të kaluar, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e vendit në rrjetin social amerikan X njoftoi se mbrojtja ajrore gjithashtu sot rrëzoi 10 raketa balistike dhe 26 dronë.

Sulmet kanë vrarë gjashtë persona, përfshirë shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, Pakistanit, Nepalit dhe Bangladeshit, si dhe kanë plagosur 131 të tjerë, përfshirë shtetas turq, egjiptianë dhe pakistanezë.

Ministria tha se vendi mbetet “plotësisht i përgatitur dhe i gatshëm për t’u përballur me çdo kërcënim dhe do të kundërshtojë me vendosmëri çdo përpjekje për të minuar sigurinë e shtetit në një mënyrë që siguron mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe stabilitetit të tij, si dhe ruan interesat dhe kapacitetet kombëtare”.

Përshkallëzimi rajonal është rritur që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, sipas autoriteteve iraniane duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona dhe duke plagosur mbi 10.000 të tjerë.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.