Bota

Elon Musk e quajti "idiot", shefi ekzekutiv i Ryanair mirëpret investimet e miliarderit amerikan

“Po dërgojmë në zyrat e Twitterit në Dublin një fluturim falas për zotin Musk”, tha Michael O'Leary

Gökhan Ergöçün  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Elon Musk e quajti "idiot", shefi ekzekutiv i Ryanair mirëpret investimet e miliarderit amerikan

Stamboll

Drejtori ekzekutiv i linjës ajrore Ryanair, Michael O'Leary, tha sot se blerja e aksioneve të kompanisë nga miliarderi Elon Musk është e mirëpritur, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për shtyp në Dublin, kryeqytetin e Republikës së Irlandës, O'Leary tha se Musk është “shumë i mirëpritur” të investojë në linjën ajrore me kosto të ulët të Evropës. “Mendoj se do të jetë një investim shumë i mirë për të”, tha ai.

Musk ka sugjeruar se mund ta blejë kompaninë ajrore dhe e ka quajtur O'Learyn “i padurueshëm” dhe “idiot”, pas refuzimit nga ana e O'Learyt të një oferte për të përdorur teknologjinë “Starlink” të Muskut për të ofruar Wi-Fi në fluturime.

“Kam katër fëmijë adoleshentë, kështu që ata më quajnë rregullisht idiot dhe shimpanze të padurueshme”, tha O'Leary. “Lajmi i mirë, megjithatë, është se kjo ka sjellë një rritje dramatike të vizitave në faqen e internetit të Ryanairit gjatë pesë ditëve të fundit”.

Ai shtoi se, për ta inkurajuar Muskun të bëjë investimin, “këtë mëngjes po dërgojmë në zyrat e Twitterit në Dublin një fluturim falas për zotin Musk”.

“Mendoj se ai duhet të vijë dhe të provojë shërbimin e Ryanairit”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın