El Salvador, pas rrahjes brutale në kopshtin zoologjik ngordh Kali i Nilit
Persona të panjohur të enjten në mbrëmje kanë hyrë në kafazin e kopshtit në San Salvador duke rrahur brutalisht kalin e Nilit i cili ka qenë i dashur ndër popull

San Salvador
SAN SALVADOR (AA) – Populli i El Salvadorit ka reaguar ashpër pasi është zbuluar se Kali i Nilit, Gustavito, i vendosur në kopshtin zoologjik ka ngordhur si pasojë e lëndimeve të marra, raporton Anadolu Agency (AA).
Persona të panjohur të enjten në mbrëmje kanë hyrë në kafazin e kopshtit në San Salvador duke rrahur brutalisht Kalin e Nilit i cili ka qenë i dashur ndër popull.
Mëngjesin e ardhshëm rojet kanë vërjejtur një sjellje të pazakontë të Gustavitos i cili as ka ngrënë as ka dalë nga uji, ndërkohë që veterinerët konstatuan se sulmuesit kanë përdorur sëpata, mjete të mprehta dhe shufra të metalta të cilat i kanë shkaktuar lëndime të rënda kafshës.
Përkundër përpjekjeve, Gustavito ka ngordhur të dielën në mbrëmje. Gustavito është sjellur në El Salvador në vitin 2004 nga Guatemala, ndërkohë që ngordhja e tij ka ngjallur reagime të shumta të qytetarëve të cilët në rrjetet sociale shpërndanë porosinë “Gustavito, na fal”, ndërkohë që kishin vendosur edhe lule në derën e kopshtit zoologjik.
Drejtori i kopshtit, Vladan Henriquez në një konferencë për mediat tha se nga shkaku i këtij incidenti, koopshti zoologjik do të jetë i mbyllur për vizitorët për një kohë të caktuar.
Ministri i Drejtësisë i El Salvadorit, Mauricio Ramirez tha se është nisur një hetim dhe se policia arrestoi një të dyshuar. Informacionet e Kombeve të Bashkuara (OKB) flasin se El Salvadori ka ndër shkallët më të larta të vrasjeve
Në vitin 2016, janë vrarë 5.278 njerëz dhe se çdo ditë 14 persona janë viktima të dhunës.
Dhuna është e shpeshtë edhe mbi kafshët, për çka kohë më parë u vra një këlysh luani dhe një gjarpër.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.