Bota

Ekstradohet në SHBA i dyshuari për atentatin ndaj presidentit të Haitit

"Mund të konfirmojmë se Rodolphe Jaar ndodhet nën survejimin e SHBA-së në Rajonin Jugor të Floridas", tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Drejtësisë, Nicole Navas

Saadet Firdevs Aparı  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 20.01.2022
Ekstradohet në SHBA i dyshuari për atentatin ndaj presidentit të Haitit

Miami

Zyrtarët amerikanë thanë se një i dyshuar në hetimin lidhur me vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise u ekstradua në Miami të SHBA-së, pasi u ndalua në Republikën Dominikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Drejtësisë, Nicole Navas në një deklaratë me shkrim tha: "Mund të konfirmojmë se Rodolphe Jaar ndodhet nën survejimin e SHBA-së në Rajonin Jugor të Floridas. Nesër do të përballet me akuzat penale në daljen e parë të tij në gjykatën federale".

Jaar u arrestua edhe me ndihmën e SHBA-së teksa përpiqej për të hyrë në Republikën Dominikane më 11 janar. I lindur në Haiti, Jaar është një nga 40 të dyshuarit që është nën arrest lidhur me çështjen.

- Atentati ndaj Moise

Presidenti 53-vjeçar i Haitit, Moise humbi jetën më 7 korrik 2021, në një sulm në shtëpinë e tij nga persona të armatosur ndërsa u plagos gruaja e tij, Martine Moise. Kryeministri i përkohshëm i Haitit, Claude Joseph shpalli "gjendje emergjente" në vend pas vdekjes së presidentit Moise si pasojë e një atentati.

Ariel Henri, i cili u emërua pak para vdekjes së Moise por detyra e të cilit nuk u zyrtarizua sepse ai nuk bëri betimin, më 21 korrik 2021 mori postin e kryeministrit.

Lidhur me atentatin janë arrestuar të paktën 40 persona por asnjëri nuk është akuzuar zyrtarisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.