Bota

Eksperti i OKB-së përshëndeti vendimin gjyqësor për etiketat e produkteve izraelite

Raportuesi special Michael Lynk ka mirëpritur vendimin në lidhje me të drejtat e konsumatorit sipas të cilit në etiketat e ushqimit të prodhuar në Palestinë nuk duhet të qëndrojë "produkt i Izraelit"

Ekip  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 15.11.2019
Eksperti i OKB-së përshëndeti vendimin gjyqësor për etiketat e produkteve izraelite

Gjenevë

Eksperti i Kombeve të Bashkuara (OKB), Michael Lynk, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, sipas të cilit në etiketat e ushqimit të prodhuar në Palestinë nuk duhet të qëndrojë "produkt i Izraelit", raporton Anadolu Agency (AA).

"Ky është një vendim parimor dhe një hap i parë i rëndësishëm për të ndërtuar kulturë juridike të llogaridhënies kur janë në pyetje vendbanimet izraelite", tha Lynk, që njëherësh është edhe raportues special për situatën me të drejtat njerëzore të territorit palestinez të okupuar që nga viti 1967.

Ai i referohej vendimit të së martës mbi të drejtat e konsumatorit.

Lynk tha se vendbanimet janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar.

"Ata janë një krim i pretenduar i luftës sipas Statutit të Romës. Kështu, të paktën, konsumatorët evropianë duhet të kenë informacion të saktë para tyre kur të bëjnë zgjedhjet e blerjes", tha ai.

Vendimi i gjykatës pranoi se zgjedhjet e konsumatorëve mund të ndikohen nga disa faktorë, duke përfshirë konsideratat shëndetësore, sociale, etike dhe ato të mjedisit.

Ai vërejti që ligji i ushqimit në Evropë ndalon çdo praktikë që mund të mashtrojë konsumatorin.

"Ajo që është me rëndësi është se gjykata vërejti që BE është angazhuar në respektimin e rreptë të ligjit ndërkombëtar", tha raportuesi.

Ai theksoi se një studim i publikuar më herët gjatë javës erdhi në përfundim se BE në masë të madhe nuk ka arritur të zbatojë vendimin e saj të vitit 2015 për të kërkuar etiketimin e saktë të produkteve nga vendbanimet izraelite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın