Bota

Ekipi special i policisë izraelite "Yamam" shndërrohet në njësi kombëtare kundër terrorizmit

Kryeministri izraelit Bennett tha se "Yamam" kryen operacione të tilla si "operacionet e shpëtimit të pengjeve, arrestimet në zona të rrezikshme" në Izrael dhe në Bregun Perëndimor

Enes Canlı   | 02.12.2021
Ekipi special i policisë izraelite "Yamam" shndërrohet në njësi kombëtare kundër terrorizmit

Kuds

Qeveria izraelite njoftoi se ekipi i operacioneve speciale i njohur si "Yamam" do të shërbejë tani si "njësi kombëtare kundër terrorizmit", transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga qeveria izraelite, kryeministri Naftali Bennett mbajti një fjalim në ceremoninë e mbajtur me pjesëmarrjen e ministrave përkatës dhe figurave të larta të sigurisë me rastin e formimit të njësisë së re.

Duke shpjeguar se ata kanë ngritur titullin e ekipit të operacioneve speciale të policisë "Yamam", e cila ka qenë në detyrë për 47 vjet në partneritet me agjencitë e tjera të sigurisë në Izrael, në nivel kombëtar Bennett tha se do të ndajë 3.17 milionë dollarë për njësinë e re për të "rritur burimet e saj njerëzore, të forcojë përgatitjet e saj për operacionin, të përmirësojë armët dhe proceset e trajnimit".

Bennett tha se "Yamam" kryen operacione të tilla si "operacionet e shpëtimit të pengjeve, arrestimet në zona të rrezikshme" në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Sipas lajmeve të mediave lokale, "Yamam" është një njësi me identitet policor, ushtarak dhe oficeri të inteligjencës; megjithatë emri i tij nuk përmendet shpesh në deklaratat zyrtare të operacioneve ku ajo merr pjesë. Sipas mediave arabe, "Yamam" ishte në ballë të operacioneve të vrasjeve dhe arrestimeve kundër personave nga lëvizja e rezistencës palestineze.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın