Bota

Ekipi i KNKK në pikën kufitare Kissufim për të marrë trupat e palestinezëve nga burgjet izraelite

Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq udhëtoi në pikën kufitare Kissufim, në Gazën qendrore për të marrë trupat e të burgosurve palestinezë që vdiqën në burgjet izraelite

Ajdin Aliji  | 14.10.2025 - Përdıtësım : 14.10.2025
Ekipi i KNKK në pikën kufitare Kissufim për të marrë trupat e palestinezëve nga burgjet izraelite

Shkup

Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) udhëtoi në pikën kufitare Kissufim, në lindje të Deir al-Balah në Gazën qendrore për të marrë trupat e të burgosurve palestinezë që vdiqën ndërsa ishin në paraburgim në burgjet izraelite, raporton Anadolu.

Hamasi pritet të lirojë 24 pengjet izraelite, pas lirimit të 4 kufomave dhe 20 të gjallëve të hënën në këmbim të gati 2.000 të burgosurve palestinezë sipas fazës së parë të armëpushimit në Gaza.

Javën e kaluar, Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një plani që ai paraqiti më 29 shtator për të sjellë armëpushim në Gaza, për të liruar të gjithë robërit izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe për tërheqje graduale të forcave izraelite nga i gjithë Rripi i Gazës.

Faza e parë e marrëveshjes hyri në fuqi të premten. Faza e dytë e planit kërkon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza, formimin e një force shumëkombëshe dhe çarmatimin e Hamasit.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë mbi 67.800 palestinezë në enklavë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë ndërsa e kanë bërë atë kryesisht të pabanueshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın