Bota

Egjipti dhe Palestina diskutojnë përgatitjet për konferencën e rindërtimit të Gazës

Të dy zyrtarët diskutuan përgatitjet e vazhdueshme për konferencën mbi rimëkëmbjen e hershme, rindërtimin dhe zhvillimin në Gaza, e cila është planifikuar të mbahet në Kajro në gjysmën e dytë të muajin nëntor

Rania R.a. Abushamala  | 17.10.2025 - Përdıtësım : 17.10.2025
Egjipti dhe Palestina diskutojnë përgatitjet për konferencën e rindërtimit të Gazës

Kuds/Stamboll

Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Badr Abdelatty, ka diskutuar me kryeministrin palestinez, Mohammad Mustafa, përgatitjet për një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës, e planifikuar për muajin e ardhshëm, transmeton Anadolu.

Gjatë një telefonate, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit, të dy zyrtarët diskutuan përgatitjet e vazhdueshme për konferencën mbi rimëkëmbjen e hershme, rindërtimin dhe zhvillimin në Gaza, e cila është planifikuar të mbahet në Kajro në gjysmën e dytë të muajin nëntor.

Ata gjithashtu shqyrtuan “detajet që lidhen me objektivat dhe rezultatet e pritura të konferencës, veçanërisht në lidhje me financimin dhe premtimet financiare, si dhe vlerësimin dhe përditësimin e vlerësimeve të shkatërrimit të Gazës”.

Ministri egjiptian shprehu shpresën e tij për “pjesëmarrje aktive nga të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare në konferencë”.

Egjipti po organizon konferencën si pjesë e një plani arabo-islamik të miratuar marsin e kaluar për të rindërtuar enklavën pas luftës vdekjeprurëse të Izraelit.

OKB-ja vlerëson koston e rindërtimit të Gazës në rreth 70 miliardë dollarë, pas dy viteve të bombardimeve izraelite, të cilat vranë gjithashtu gati 68,000 palestinezë dhe plagosën mbi 170,100, shumica e tyre gra dhe fëmijë.

OKB-ja vlerëson koston e rindërtimit të Gazës në rreth 70 miliardë dollarë, pas dy viteve të bombardimeve izraelite, të cilat gjithashtu vranë të paktën 68 mijë palestinezë dhe plagosën mbi 170.100 të tjerë, shumica e tyre gra dhe fëmijë.

Kryeministri palestinez Mustafa, nga ana e tij, vlerësoi përpjekjet e Egjiptit për të rindërtuar Gazën dhe organizimin e konferencës.

Sipas njoftimit të ministrisë egjiptiane, Mustafa gjithashtu shprehu vlerësim për rolin e Egjiptit në arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe mbrojtjen e të drejtave legjitime të popullit palestinez.

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit u arrit javën e kaluar, bazuar në një plan të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Faza e parë përfshinte lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın