Bota

Egjipt, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme për të 17-ën herë

Në prill të vitit 2017 në qytetet Aleksandria dhe Tanta të Egjiptit, organizata terroriste DEASH kreu sulm me bombë ku humbën jetën 45 persona ndërsa ishin plagosur 125 të tjerë

Hacer Başer  | 12.07.2021 - Përdıtësım : 13.07.2021
Egjipt, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme për të 17-ën herë

Stamboll

Kuvendi i Egjiptit ka miratuar vendimin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, i cili zbatohet mbi 4 vjet në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Egjiptit, MENA, gjendja e jashtëzakonshme e zgjatur për të 17-ën herë do të jetë në fuqi 3 muaj duke filluar nga 24 korriku.

Në prill të vitit 2017 në qytetet Aleksandria dhe Tanta të Egjiptit, organizata terroriste DEASH kreu sulm me bombë ku humbën jetën 45 persona ndërsa ishin plagosur 125 të tjerë.

Pas sulmeve në fjalë presidenti i vendit, Abdel Fattah el-Sisi, kishte njoftuar një gjendje e jashtëzakonshme për 3 muaj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın