Bota, Analizë

Egjipt, tre gazetarë të Al Jezeera-s dënohen me nga tre vjet burg

Tre gazetarët e Al Jazeera-s u akuzuan se transmetonin "përmbajtje të rrezikshme dhe informacione të rreme nga Egjipti" dhe se për përfshirje në veprimtari terroriste.

29.08.2015 - Përdıtësım : 30.08.2015
Egjipt, tre gazetarë të Al Jezeera-s dënohen me nga tre vjet burg

KAJRO (AA) - Gjykata Penale në Kajro ka dënuar me tre vjet burg gazetarët e Al Jazeera-s, Mohammed Fehmi, Peter Grestea dhe Bahir Muhamed, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionëve nga burime gjyqësore, Gjykata Penale në rastin e njohur si "Celula terroriste Marriott" me tre vjet burg dënoi shtetasin kanadez me origjinë egjiptiane, Mohammed Fehmi, shtetasin Australian, Petar Greset dhe shtetasin egjiptian, Mohammed Bahir.

Tre gazetarët të Al Jazeera-s u akuzuan se transmetonin "përmbajtje të rrezikshme dhe informacione të rreme nga Egjipti", si dhe për përfshirje në veprimtari terroriste.

Anëtari i ekipit të mbrojtjes së gazetarëve, Saban Said, për AA deklaroi se kanë të drejtë edhe një herë të apelojnë vendimin e gjykatës.

Të tre gazetarët u arrestuan në Kajro në fund të vitit 2013, disa ditë pasi autoritetet egjiptiane Vëllazërinë Myslimane, anëtar i së cilës ishte edhe presidenti i zgjedhur me votë të lirë dhe i rrëzuar me grusht shteti në Egjipt, Muhammed Mursi, e deklaruan si grup terrorist.

 Gjykata penale në Kajro, në qershor të vitit 2014, tre gazetarët i dënoi nga shtatë deri në 10 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit në janar të këtij viti e kishte anuluar këtë vendim dhe caktoi rigjykim të rastit.

Shtetasi Australian, Peter Greste u gjykua në mungesë, sepse me vendim të presidentit egjiptian Abdulfettah es-Sisi, ky gazetar pas një viti të paraburgimit u lirua dhe u deportua në Australi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın