Egjipt, krokodilët në fshatin Nubia në brigjet e Nilit në qendër të vëmendjes së turistëve
Fshati Nubia në brigjet e lumit Nil në jug të Egjiptit pret turistë nga e gjithë bota me mbi 100 vjet histori dhe kulturë tradicionale nubiane

Ankara
Fshati Nubia, i vendosur në brigjet e lumit Nil në jug të Egjiptit pret turistë nga e gjithë bota me mbi 100 vjet histori dhe kulturë tradicionale nubiane, ndërsa krokodilët në fshat janë në qendër të vëmendjes së turistëve, raporton Anadolu.
I vendosur në perëndim të qytetit të Aswan, fshat në Suheilin Perëndimor tërheq vëmendjen me shtëpitë e tij prej balte të dekoruara me ngjyra shumëngjyrëshe, arkitekturën unike dhe një përvojë turistike të ndërthurur me jetën natyrore.
Turistët që arrijnë në fshat me varka me vela dhe mjete lumore të motorizuara në lumin Nil kanë mundësinë të vëzhgojnë krokodilë të vegjël të ushqyer në pishina të posaçme në shumë shtëpi të fshatit, një traditë kjo që është trashëguar nga e kaluara.