Bota

Egjipt, arkeologët zbulojnë një lokalitet të lashtë

Lokaliteti në fjalë me siguri ka qenë pjesë e një blloku të banimit në atë zonë, kryeqytet i të cilës ishte qyteti i lashtë egjiptian, Memfisi

Ekip  | 25.09.2018 - Përdıtësım : 26.09.2018
Egjipt, arkeologët zbulojnë një lokalitet të lashtë Burimi: Ministria e Artefakteve Historike të Egjiptit

Kajro

KAJRO (AA) - Arkeologët egjiptianë zbuluan një lokalitet të madh të lashtë në afërsi të qytetit Mit Rahin, rreth njëzet kilometra në jug të Kajros, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria përgjegjëse për çështjet e Antikitetit, bëri të ditur se arkeologët egjiptianë zbuluan të martën një lokalitet ku ndodhej një banjë e madhe romake dhe disa dhoma, me gjasë për kryerje të riteve fetare.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Antikë, Mostafa Waziri, tha se lokaliteti në fjalë me siguri ka qenë pjesë e një blloku të banimit në atë zonë, kryeqytet i të cilës ishte qyteti i lashtë egjiptian, Memfisi.

Memfisi ishte themeluar rreth 3.100 vjet para epokës së re, një vendbanim i mbretit Mensa, njeriu që bashkoi Egjiptin e sipërm me atë të poshtëm.

Egjipti shpreson që zbulimet e tilla, do të kontribuojnë në rritjen e turizmit, i cili pësoi nga trazirat politike të vitit 2011.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın