Bota

E djathta ekstreme ka kërcënuar politikanin e vrarë gjerman Walter Lubcke

E përditshmja Die Tageszeitung shkruan sot se politikani konservator (65 vjeçar) ishte kërcënuar me vdekje nga pjesëtarët e të djathtës ekstreme si dhe nga anëtarët e lëvizjes Reichsbuerger

Ayhan Şimşek   | 04.06.2019
E djathta ekstreme ka kërcënuar politikanin e vrarë gjerman Walter Lubcke

Berlin

Politikani i shquar për politikat “pro-refugjatë” i vrarë në Hesse të Gjermanisë të dielën, ka qenë i kërcënuar me vdekje nga grupe të së djathtës ekstreme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia gjermane thotë se Walter Lubcke, i njohur për mbështetjen e tij për politikën e kancelares Angela Merkel për dyer të hapura për refugjatët, vdiq nga plagët në kokë që kishte marrë duke qenë në kopshtin e tij.

E përditshmja Die Tageszeitung shkruan sot se politikani konservator (65 vjeçar) ishte kërcënuar me vdekje nga pjesëtarët e të djathtës ekstreme si dhe nga anëtarët e lëvizjes Reichsbuerger, të cilët e refuzojnë legjitimitetin e shtetit modern gjerman, pasi sipas bindjes së tyre, Gjermania ende mbahet e pushtuar nga forcat aleate.

Policia tha të hënën se nuk ka prova të cilat flasin për një motiv të ekstremit të djathtë, edhe pse po hetojnë të gjitha pistat e mundshme.

Lubcke, anëtar i partisë së Merkelit, Unioni Kristian Demokratik (CDU), në kohën e vrasjes shërbente si president i qarkut të qytetit Kassel, të cilin post e mbante që nga viti 2009.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın