Bota

Dyqanet mbyllen në Çarshinë e Madhe të Teheranit për shkak të tensioneve Iran-Izrael

Tensionet po përshkallëzohen midis Iranit dhe Izraelit, ndërkohë dyqanet u mbyllën sot në Çarshinë e Madhe të Teheranit

Dzihat Aliju  | 17.06.2025 - Përdıtësım : 17.06.2025
Dyqanet mbyllen në Çarshinë e Madhe të Teheranit për shkak të tensioneve Iran-Izrael

Shkup

Dyqanet u mbyllën sot në Çarshinë e Madhe të Teheranit, një nga qendrat kryesore ekonomike të vendit, përderisa tensionet po përshkallëzohen midis Iranit dhe Izraelit, raporton Anadolu.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi më herët të martën në rrjetin social, Truth Social, se "të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!"

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja e kaluar, kur Izraeli nisi sulme ajrore në shumë vende në të gjithë Iranin, duke përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse.

Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa iraniane që nga e premtja.

Irani, nga ana e tij, tha se të paktën 224 persona janë vrarë dhe mbi 1.000 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.