Dy të vrarë nga një sulm me raketë iraniane në periferi të Tel Avivit
Katër persona të tjerë u plagosën në sulm ndërsa ekipet e emergjencës po kërkonin për persona të bllokuar në ndërtesat e dëmtuara në zonë
Tel Aviv
Dy izraelitë janë vrarë në periferi të Tel Avivit, përkatësisht në Ramat Gan, si pasojë e një sulmi me raketë nga Irani herët në mëngjes, transmeton Anadolu.
Viktimat u raportuan nga mediat izraelite ndërsa e përditshmja izraelite "Yedioth Ahronoth" raportoi se katër persona të tjerë u plagosën në sulm. Ekipet e emergjencës po kërkonin për persona të bllokuar në ndërtesat e dëmtuara në zonë.
Një korrespondent i Anadolu-t raportoi se një zjarr shpërtheu në Ramat Gan pasi mbetje nga raketat e interceptuara ranë në qytet.
Izraeli gjithashtu njoftoi pezullimin e shërbimeve qendrore të trenit në Tel Aviv pasi sulmet me raketa iraniane shkaktuan dëme në pjesë të platformave të stacionit.
