Dy shtetas britanikë arrestohen për sulmin me thikë në tren, policia thotë se nuk ka shenja terrorizmi
Policia e Transportit tha se po vazhdon punën për të përcaktuar motivin e sulmit, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunës në trenin Doncaster–London King’s Cross.
Londër
Dy shtetas britanikë janë ndaluar lidhur me një sulm me thikë në një tren, i cili la të plagosur dhjetë persona, nëntë prej tyre në gjendje kritike, konfirmoi sot policia britanike, duke shtuar gjithashtu se nuk ka asnjë tregues për lidhje me terrorizëm, transmeton Anadolu.
Policia Britanike e Transportit, e cila po udhëheq hetimin, u tha gazetarëve se të dyshuarit – një 32-vjeçar afrobritanik dhe një 35-vjeçar britanik me origjinë nga Karaibet – janë arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje.
Në këtë fazë të hetimit, policia thotë se “nuk ka asgjë që sugjeron” se incidenti lidhet me terrorizëm.
Policia e Transportit tha se po vazhdon punën për të përcaktuar motivin e sulmit, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunës në trenin Doncaster–London King’s Cross.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
