Bota

Dy paqeruajtës të OKB-së vriten dhe dy të tjerë plagosen në një shpërthim në Libanin jugor

Misioni theksoi se ky është incidenti i dytë i këtij lloji brenda 24 orëve.

Khaled Ahmed Megahed Badr Elmowafy  | 30.03.2026 - Përdıtësım : 30.03.2026
Dy paqeruajtës të OKB-së vriten dhe dy të tjerë plagosen në një shpërthim në Libanin jugor

Liban

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) njoftoi të hënën se dy paqeruajtës u vranë dhe dy të tjerë u plagosën, përfshirë një në gjendje kritike, nga një shpërthim që goditi automjetin e tyre në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, misioni i Kombeve të Bashkuara tha se dy ushtarët u vranë nga një “shpërthim me origjinë të panjohur” që shkatërroi automjetin e tyre pranë qytetit Bani Hayyan në rrethin Marjeyoun.

Misioni theksoi se ky është incidenti i dytë i këtij lloji brenda 24 orëve, duke shtuar se është hapur një hetim për rrethanat e ngjarjes.

“Ritheksojmë se askush nuk duhet të humbasë jetën duke shërbyer për kauzën e paqes”, thuhet në deklaratë.

Të dielën, misioni i Kombeve të Bashkuara njoftoi se një paqeruajtës u vra dhe një tjetër u plagos pasi një predhë goditi një pozicion të tyre pranë qytetit Adshit al-Qusayr në jug të Libanit.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve raportoi se artileria izraelite bombardoi selinë e njësisë indoneziane të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në të njëjtin qytet, pa dhënë detaje të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın