Dy palestinezë të tjerë vriten nga sulmet izraelite në Gaza mes shkeljeve të armëpushimit
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite ka vazhduar ta shkelë atë, vetëm që atëherë duke vrarë të paktën 576 palestinezë dhe duke plagosur 1.543 të tjerë
Gaza
Dy palestinezë u vranë dhe një tjetër u plagos nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, mes shkeljeve të përditshme të marrëveshjes së armëpushimit në fuqi që nga 10 tetori, raporton Anadolu.
Sipas burimeve mjekësore, një palestinez 33-vjeçar u vra dhe një i ri 18-vjeçar u plagos kur një bombë izraelite shpërtheu në qytetin Beit Lahia, në veri të Gazës.
Sipas dëshmitarëve okularë, një dron izraelit hodhi një bombë që shënjestroi dy të rinjtë pranë Shkollës Sakhnin, në veriperëndim të Beit Lahias, një zonë nga e cila ushtria ishte tërhequr më herët në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit.
Në Gazën qendrore, një tjetër palestinez 20-vjeç u vra nga sulmet izraelite në lindje të Deir al-Balahut.
Dëshmitarë thanë se të shtënat sulmet ndodhën në zonën Abu al-Ajeen, në lindje të Deir al-Balahut, nga e cila ushtria ishte tërhequr në kuadër të marrëveshjeve të armëpushimit.
Armëpushimi i dha fund ofensivës izraelite që nisi në tetor të vitit 2023, e cila vrau të paktën 72 mijë palestinezë dhe plagosi më shumë se 171 mijë të tjerë, ndërsa shkatërroi rreth 90 për qind të infrastrukturës së Gazës.
Megjithatë, pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite ka vazhduar ta shkelë atë, vetëm që atëherë duke vrarë të paktën 576 palestinezë dhe duke plagosur 1.543 të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
