Bota

Dy palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se ka arritur në 271 numri i njerëzve që kanë vdekur nga uria në Gaza që nga fillimi i sulmeve dhe bllokadës izraelite më 7 tetor 2023

Mahmut Geldi  | 21.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
Dy palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Gaza

Në Rripin e Gazës, ku po përjetohet uri për shkak të sulmeve dhe bllokadave izraelite, dy palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 271, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza jepet informacion në lidhje me personat që kanë vdekur nga uria në rajon.

Deklarata vuri në dukje se uria e imponuar në Gaza, nën bllokadën dhe sulmet izraelite, vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe se dy palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit.

Më tej në deklaratë thuhet se përfshirë 112 fëmijë ka arritur në 271 numri i njerëzve që kanë vdekur nga uria në Gaza që nga fillimi i sulmeve dhe bllokadës izraelite më 7 tetor 2023.

- Gaza po vdes nga uria

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.

Vdekjet nga uria, veçanërisht midis fëmijëve, po rriten në Rripin e Gazës. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli përdor "urinë dhe etjen si armë".

Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Gazës duke shkatërruar edhe infrastrukturën civile, shpesh synon palestinezët e zhvendosur me urdhër dëbimi në zonat ku ata janë strehuar.

Raportohet se numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e deportimit izraelit në Gaza, e cila ka një popullsi prej afërsisht 2.3 milionë banorësh, ka arritur në 2 milionë dhe shumë njerëz janë zhvendosur disa herë.

Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët e zhvendosur përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara ose në shkolla të mbipopulluara ku furnizimet higjienike janë të pakta, sëmundjet infektive janë të përhapura.

Me sulme të përditshme ushtria izraelite bombardon tendat dhe strehimoret civile të personave të zhvendosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın