Dy ministra të Ganës humbin jetën në një aksident me helikopter
Ushtria ganeze më parë tha se një helikopter ushtarak Z9 që i përkiste Forcave Ajrore u ngrit nga kryeqyteti Accra në rrugë për në Obuasi në mëngjes dhe u zhduk nga radari

Istanbul
Ministri i Mbrojtjes i Ganës, Edward Omane Boamah, ministri i Mjedisit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ibrahim Murtala Muhammed, dhe gjashtë të tjerë kanë humbur jetën në një aksident me helikopter ushtarak sot, tha shefi i kabinetit të presidentit, transmeton Anadolu.
“Presidenti dhe qeveria u shprehin ngushëllimet dhe simpatitë tona familjeve të shokëve tanë dhe ushtarakëve që vdiqën në shërbim të vendit. Të gjithë flamujt do të valëviten në gjysmështizë deri në një njoftim të mëtejshëm”, u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Julius Debrah.
Ushtria ganeze më parë tha se një helikopter ushtarak Z9 që i përkiste Forcave Ajrore u ngrit nga kryeqyteti Accra në rrugë për në Obuasi në mëngjes dhe u zhduk nga radari.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.