Bota

Dy aktivistët e anijes së ndihmës për Gazën kthehen në Berlin, zotohen të vazhdojnë fushatën

Duke porositur se “jeta e banorëve në Gaza është po aq e vlefshme sa jeta e të gjithë neve”, Ordu theksoi angazhimin e tyre për të vazhduar fushatën humanitare për enklavën palestineze

Ekip, Ayhan Şimşek  | 12.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Dy aktivistët e anijes së ndihmës për Gazën kthehen në Berlin, zotohen të vazhdojnë fushatën

Berlin

Dy aktivistë të ndaluar nga Izraeli në përpjekjen e tyre për të thyer bllokadën e Gazës janë kthyer në Berlin, duke kritikuar ashpër veprimet ushtarake izraelite dhe duke u zotuar të vazhdojnë misionin e tyre humanitar, raporton Anadolu.

Shtetasi turk, Suayb Ordu dhe shtetasja gjermane, Yasemin Acar, mbërritën në Aeroportin Berlin-Brandenburg (BER), ku u pritën nga një turmë mbështetësish të Palestinës. Mes skenave emocionale dhe thirrjeve në mbështetje të Palestinës, mbështetësit u dhuruan lule të dy aktivistëve.

Duke folur me gazetarët, Ordu tha se përvoja e tyre e rrezikimit të jetës së tyre në bordin e anijes Madleen që ishte nisur për në Gaza ishte e vogël në krahasim me vuajtjet e mëdha të civilëve palestinezë në Gaza.

Duke porositur se “jeta e banorëve në Gaza është po aq e vlefshme sa jeta e të gjithë neve”, Ordu theksoi angazhimin e tyre për të vazhduar fushatën humanitare për enklavën palestineze.

Gruaja e tij, Sumeyra, me lot në sy gjithashtu pohoi angazhimin e tyre, duke theksuar se “nuk do të dorëzohemi derisa të thyhet bllokada e Gazës”.

Acar, nga ana tjetër, dënoi autoritetet izraelite për kapjen e paligjshme të anijes Madleen në ujërat ndërkombëtar dhe ndalimin me forcë të aktivistëve paqësor për disa ditë.

“Ata na rrëmbyen, kundër vullnetit tonë na sollën dhe na burgosën për gati katër ditë. Ata po shkelin ligjin ndërkombëtar derisa pushtojnë Gazën. Dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë bashkëfajësinë e saj këtu. Ata duhet të ndalojnë së dërguari armë. Ata duhet të dërgojnë ndihmë në vend të armëve”, tha Acar.

Anija me flamur britanik Madleen u nis nga Siçilia e Italisë më 6 qershor me destinacion Gazën, duke u përpjekur të thyejë bllokadën detare të Izraelit ndaj enklavës palestineze. Territori ka dëshmuar të paktën 55.200 vdekje nga operacionet ushtarake izraelite që nga tetori i vitit 2023, ndërsa 2 milionë palestinezë rrezikohen me uri për shkak të kufizimeve humanitare.

Forcat izraelite kapën anijen Madleen në ujërat ndërkombëtare mëngjesin e të hënës dhe arrestuan ekuipazhin e saj prej 12 personash.

Përveç dy aktivistëve Ordu dhe Acar, në bordin e anijes Madleen ishte edhe aktivistja suedeze, Greta Thunberg, aktivistët Rima Hassan, Baptiste Andre, Pascal Maurieras, Yanis Mhamdi dhe Reva Viard nga Franca, Thiago Avila nga Brazili, Sergio Toribio nga Spanja, Marco van Rennes nga Holanda dhe Omar Faiad, një gazetar i Al Jazeera Mubasher gjithashtu nga Franca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın